Dr. Dritan Abazoviq është nënkryetar i Qeverisë së Malit të Zi dhe kryetar i partisë Lëvizja Qytetare URA. Kryen edhe funksionin e kryetarit të Këshillit për Luftë Kundër Korrupsionit në Nivel të Lartë dhe shefit të Byrosë për Komunikim Operativ të Shërbimeve të Sigurisë. Është doktor i Shkencave Politike.
Dritan Abazoviq lindi më 25.12.1985 në Ulqin. U rrit në qytetin e lindjes, ku e përfundoi shkollën fillore dhe gjimnazin. Gjatë shkollës së mesme themeloi grupin rinor të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i cili për fokus të veprimtarisë kishte pajtimin e të rinjve në zonat post-konfliktuoze të ish-Jugosllavisë[1]. Në vitin 2004 Abazoviq e regjistroi Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës. Titullin politolog i diplomuar e fitoi tre vjet më vonë, duke përfunduar fakultetin katërvjeçar në afat rekord për vetëm dy vjet e shtatë muaj. Ishte studenti më i mirë i gjeneratës, si dhe fitues i Medaljes së Artë dhe Mirënjohjes së Artë të Universitetit të Sarajevës. Studimet e magjistraturës i regjistroi në vitin 2007 në Universitetin e Malit të Zi, në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike. Disertacionin e doktoratës në degën e teorisë politike, me temë „Politika globale – aspektet etike të globalizimit” e mbrojti në vitin 2019 në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë.
Lexo më shumë në: https://www.biografija.org/politika/dritan-abazovic/
Si bursist i organizatave norvegjeze u aftësua në Universitetin e Oslos, ku përfundoi „Studimet e paqes” (“Peace research”). Po ashtu, ishte pjesëmarrës i programeve profesionale në Amerikë, Austri, Belgjikë, Slloveni, Spanjë dhe Luksemburg... Ishte ligjërues në shumë konferenca ndërkombëtare dhe panelist në disa nga Universitetet më prestigjioze. Ndër të tjerë, në Kolegjin për Art dhe Shkenca Shoqërore të Institutit për Teknologji MSU Ilgan (College of Arts and Social Sciences, MSU – Ilgan Instutute of Technology) në Filipine, në Universitetin Bilgi (Bilgi University) në Stamboll mbajti ligjërimin me temë „Konceptet e reja të sigurisë njerëzore në sektorin e politikës”(“New concept of human security in sector of politics”), ndërsa në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Malit të Zi me temë „Sfidat e krizës ekonomike globale”. Pak kohë më parë ishte ligjërues në Shkollën Ekonomike të Londrës (London school of economy - LSE), si dhe në konferencën shkencore „Përmirësimi kognitiv dhe moral i disponimit” të cilin Qendra për Studime Bioetike (CBS) e organizoi me Universitetin e Oksfordit. Përveç tyre, Abazoviq morri pjesë në panel-diskutime të shumta me temë Bashkimin Evropian, integrimet euroatlantike dhe të ngjashme.
Lexo më shumë në: https://www.biografija.org/politika/dritan-abazovic/
Ndoqi shkolla, seminare dhe konferenca të shumta. Përfundoi Akademinë Rajonale për Demokraci e cila u mbajt në Suboticë, Zagreb, Durrës dhe Barcelonë, si dhe Shkollën e Liderëve të Rinj nga fusha e politikës, ekonomisë, teknologjisë dhe kulturës në kuadër të Forumit Strategjik në Bled – Slloveni. Ishte vijuesi më i mirë i Shkollës Bullgare të Politikës për vendet e Ballkanit Perëndimor në Sofje. Abazoviq përveç gjuhës malazeze flet edhe gjuhën angleze dhe shqipe. Është autor i librit “Kultura kozmopolite dhe drejtësia globale” i cili u botua në vitin 2010. Në karrierën e deritashme publikoi mbi dhjetë punime shkencore në revistat vendase dhe ndërkombëtare, kryesisht në lëmin e filozofisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Shkroi dhjetëra opinione për gazetat dhe portalet e mediave me renome, siç janë: „Vijesti”, „Al Xhazira Balkan” (“Aljazeera”) dhe „PCNEN”.
Lexo më shumë në: https://www.biografija.org/politika/dritan-abazovic/
Nënkryetar i Qeverisë së Malit të Zi 2020 –
Kryetar i Këshillit për Luftë Kundër Korrupsionit në Nivel të Lartë 2021 –
Kryetar i Këshillit për të Drejtat e Fëmijës 2021 –
Shef i Byrosë për Koordinim Operativ 2021 –
Kryetar i Komisionit për Sistem Politik 2021 –
Deputet në Kuvendin e Malit të Zi 2012 - 2020
Gjatë dhe pas përfundimit të studimeve, Dritan Abazoviq bashkëpunoi me organizatat joqeveritare nga fusha e të drejtave të njeriut, euroatlantizmit dhe aktivizmit qytetarë. Nga viti 2010 deri në vitin 2012 punoi si zëvendës, e pastaj edhe si drejtor ekzekutiv i Televizionit „Teuta”.[2] Punoi në organizatat joqeveritare „Mogul” dhe „Horizonti i Ri” nga Ulqini, si dhe në „Alfa centar”. Dritan Abazoviq e filloi karrierën e ligjëruesit si profesor në Gjimnazin „Drita” në Ulqin. Aty ligjëroi lëndët: Sociologjia e kulturës, Komunikologjia dhe Historia e religjionit. Ishte demonstrues në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë në lëndët e Prof. Dr. Esad Zgonjiq.

Dritan Abazoviq u përfshi mjaft herët në jetën politike të Malit të Zi. Ishte themelues i partisë politike qytetare Mali i Zi Pozitiv në maj të vitit 2012. Në zgjedhjet parlamentare të të njëjtin vit Mali i Zi Pozitiv fitoi shtatë mandate në Kuvendin e Malit të Zi. Abazoviq ishte deputeti më i ri në parlamentin malazez, e pas kësaj edhe njëri ndër deputetët më aktiv në Kuvend. Mirëpo, në vitin 2014 erdhi deri tek largimi i qëndrimeve në mes Abazoviqit dhe udhëheqjes së partisë dhe ai së bashku me shumicën e anëtarëve lëshoi Malin e Zi Pozitiv dhe në Kuvendin e Malit të Zi veproi si deputet i pavarur[3]. Në fillim të vitit 2015 themeloi URA-në, lëvizjen qytetare integraliste politike. Në zgjedhjet parlamentare, të cilat në Mal të Zi u mbajtën në vitin 2016, URA morri pjesë si pjesë e “Koalicionit të Madh - Çelësi”. Abazoviq u rizgjodh deputet në Kuvendin e Malit të Zi. Mbahen mend grindjet e tija të hapura me deputetët dhe liderin e partisë në pushtet, Partisë Demokratike të Socialistëve, kur për shkak të aferave të shumta kërkoi dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm të Malit të Zi Milo Gjukanoviq. Në Kongresin e lëvizjes URA, i cili u mbajt në prill të vitit 2017, Abazoviq u zgjodh kryetar, post të cilin e mban edhe sot. Është përfaqësuesi i parë i një populli pakicë i cili u zgjodh në krye të një partie qytetare në historinë e jetës parlamentare të Malit të Zi. E afirmoi konsiderueshëm partinë në planin ndërkombëtarë dhe rajonal, ndërsa vlen të përmendet se një nga sukseset më të rëndësishme në karrierën e tij politike është fakti që në korrik të vitit 2020, në Kongresin e të Gjelbërve të Evropës, URA është bërë partia e parë opozitare në Malin e Zi të pavarur e cila u bë pjesë e ndonjërës nga familjet e partive evropiane.

Në mesin e korrikut të vitit 2020 URA i prezantoi opinionit platformën „E zeza në të bardh”, e cila tuboi njerëzit mendimlirë dhe subjektet si CIVIS, Forumi i Bokës dhe Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit. Ky program nënkuptoi disa pika kyçe për përmirësimin e standardit jetësor të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi[5]. Disa nga këto pika janë: krijimi shtetit të së drejtës dhe beteja pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma e sistemit ekonomik, sistemit të arsimit dhe sistemit shëndetësor, si dhe mbrojtja e mjedisit jetësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Abazoviq u zgjodh bartës i listës “E zeza në të bardh” e cila morri pjesë në zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën në fund të gushtit të vitit 2020. Gjatë fushatës parazgjedhore foli shpesh për idetë që avokojnë, si dhe për strategjitë të cilat dëshirojnë t’i zbatojnë nëse fitojnë besimin e qytetarëve. Synimi i politikës së përfaqësuar nga Abazoviqi është Mali i Zi qytetar, evropian dhe ekologjik.

Koalicioni „E zeza në të bardh” në zgjedhjet për Kuvendin e Malit të Zi arriti qëllimin e vet dhe u bë faktor kyç për pushtetin e ardhshëm. Pikërisht katër mandatet e tyre ishin vendimtare, sepse saktësisht aq janë nevojitur koalicioneve opozitare të formojnë shumicën në parlament dhe për herë të parë në historinë e Malit të Zi të ndryshojnë pushtetin në zgjedhje. Duke iu bashkuar me koalicionet “Për të mirën e Malit të Zi” dhe “Paqja është kombi ynë”, URA dha kontributin e vet që Partia Demokratike e Socialistëve të humb pushtetin pas 30 vjet udhëheqje në Mal të Zi. Pas shpalljes së rezultateve të para preliminare, Abazoviq deklaroi: “Mal i Zi, ta gëzosh lirinë”! U bë sinonim i ndryshimeve jo vetëm në shtetin e vet por edhe në rajon, e shpesh e kanë quajtur “game changer” ose “king maker”. Ndër të tjera, foli për hapat që dëshirojnë t’i ndërmarrin për të përmirësuar standardin jetësor të banorëve të Malit të Zi. Kur bëhet fjalë për përmirësimi e situatës ekonomike dhe standardit jetësor, qëndrimi i Abazoviqit është që kjo mund të arrihet përmes dy ligjeve sistemore, Ligjit i Prejardhjes së Pasurisë dhe Ligjit i Lustracionit. Qëllimi i tyre është të kontrollohet prejardhja e pasurisë të të gjithë funksionarëve dhe personave të cilët kanë fitim më të lartë se gjysmë milion euro. Abazoviq thekson shpesh që Mali i Zi duhet të ballafaqohet me korrupsionin për shkak të cilit humb nga 150 deri në 200 milion euro në vit. Paralajmëroi ndihmën për sipërmarrjen e vogël e cila është prekur më së shumti nga pandemia e virusit korona, stopimin e akteve të koncesionit të cilët “favorizojnë manjatët nga anembanë bota në dëm të qytetarëve të Malit të Zi”, si dhe shitjen e automjeteve të shtrenjta me të cilët deri tani janë vozitur funksionarët shtetëror. Shpesh e thekson faktin se për shkak të korrupsionit dhe standardit të dobët jetësor, madje 70 për qind e të rinjve dëshirojnë të ikin nga Mali i Zi, si dhe se kjo tendencë duhet të ndalohet sepse “pas numrit të caktuar vjetësh s’do të ketë kush ta mbrojë shtetin, dhe as të shkojë në kishë”. Më 9 shtator liderët e tre koalicioneve kanë nënshkruar marrëveshjen me të cilën, ndër të tjera, u zotuan se do të forcojnë bashkëpunimin me NATO, të shpejtojnë reformat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe s’do të iniciojnë çështjen e pavarësisë së Kosovës[6]. U obliguan se do të respektojnë Kushtetutën dhe se s’do të iniciojnë ndryshimin e flamurit, stemës dhe himnit shtetëror të Malit të Zi. Për shkak të performancës specifike dhe historikut të tij u bë “sinonim i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe sinonim i unitetit ku njerëzit e të gjitha religjioneve dhe kombësive do të jetojnë në paqe dhe me dinjitet dhe do të luftojnë për Malin e Zi qytetar dhe evropian”.
Parlamenti i Malit të Zi më 4 dhjetor të vitit 2020 e votoi Qeverinë e 42-të me radhë. Abazoviqit iu besua funksioni i nënkryetarit të Qeverisë që mbulon sektorin e sigurisë. Po ashtu, Abazoviq është në krye të Këshillit për Luftë Kundër Korrupsionit në Nivel të Lartë dhe shef i Byrosë për Koordinim Operativ.
Beteja e tij e papërkulur për drejtësi e çoi deri tek konflikti me klanet më të mëdha kriminale në shtet. Gjatë prillit të vitit 2021 policia malazeze arrestoi udhëheqësit e „Klanit të Kavaçëve”, ndërsa gazeta e njohur franceze L Mond shkroi se “Abazoviqi i guximshëm urdhëroi ballafaqimin me mafien dhe se për këtë gjë është i gatshëm të paguajë çdo çmim”. Pas këtij aksion Abazoviq morri kërcënime me vdekje, ndërsa policia e rriti nivelin e sigurisë së tij.
Pas ballafaqimit me kartelin e drogës, aktivitetet e Abazoviqit u përqendruan në mafinë e cigareve. Kontrabanda e cigareve është problemi më i madh i Malit të Zi gjatë disa dekadave të fundit, vlera e së cilës kap shifrën prej miliarda eurosh. Me propozim të kabinetit të Abazoviqit, në korrik të vitit 2021 u miratua vendimi i ndalimit të magazinimit të prodhimeve nga duhani në zonën e lirë të Portit të Tivarit, e njëkohësisht u iniciuan hetimet ndërkombëtare për kontrabandë.
Gjatë kohës së shkurt të kryerjes së pushtetit, Abazoviq arriti ta kthejë tokën e Kripores së Ulqinit në pronësi shtetërore (15 milion m2 - me vlerë rreth 250 milion euro), si dhe të kontribuo miratimin e ligjit me të cilin u kthye pronarëve të vjetër gjiri i Valdanosit me rreth 18.000 rrënjë ullinj.

Dritan Abazoviq lindi dhe u rrit në Ulqin, u shkollua në vendlindje, Sarajevë dhe Podgoricë, Oslo... Babai Xhaudeti – Xho ishte punëtor i njohur turistik, ndërsa nëna Fadile femra e parë juriste në Ulqin. Vëllai dhe motra e tij, Xhihani dhe Sanella, janë doktorë të mjekësisë. Vëllai është ekspert i njohur në fushën e mjekësisë rigjeneruese dhe përdorimin e qelizave amë në mjekimin e sëmundjeve të ndryshme. Fitues i një sërë çmimesh dhe ligjërues në shumë Universitete botërore. Motra e tij është specialiste e mikrobiologjisë, mjeke dhe humaniste e njohur e cila jeton dhe punon në Ulqin.
Lexo më shumë në: https://www.biografija.org/politika/dritan-abazovic/
Libri “Kultura kozmopolite dhe drejtësia globale” i autorit Mr. Dritan Abazoviq u botua nga Qendra për Kulturë Ulqin. Bëhet fjalë për studimin i cili është frytë i punës së Abazoviqit në temën e magjistraturës, të cilën e mbrojti në Fakultetin e Shkencave Politike në Podgoricë dhe e cila përbënë katër tërësi: Gjurmëve të mendimit kozmopolit, Sfidat globale dhe kozmopolitizmi, Me kulturën kozmopolite drejtë drejtësisë globale dhe Shqyrtimet përfundimtare – diskursi filozofik.
Shfleto librinLigjërues mysafirë në temën “Evropa Lindore”, Kolegji për Art dhe Shkenca Shoqërore, Instituti i Teknologjisë MSU Iligan, Filipine.
Panelist në diskutimin profesional “Të drejtat e njeriut në Mal të Zi – nga referendumi deri tek fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian”, nën organizimin e Kuvendit të Malit të Zi dhe OJQ “Aleanca Qytetare”. (2013)
Panelist i Kampit Rajonal Evroatlantik “React”, React Alumni forum Alfa centar (2013)
Panelist në Konferencën Plenare të Konventës Nacionale për Integrimin Evropian të Malit të Zi 2013-2014, e cila u mbajt në Kuvendin e Malit të Zi në vitin 2014.
Ligjërues në Universitetin Bilgi, Stamboll, në temën “New concept of human security in sector of politics” – Stamboll, Turqi (2015)
Panelist në tribunën “Perspektiva evropiane”, Gjimnazi “Cetinë” (2014)
Panelista Regionalnog Evroatlantskog kampa “React”, React Alumni forum Alfa centar (2014)
Panelist në temën “Perspektivat rajonale të NATO integrimeve” në Konferencën ”NATO dhe Evropa Juglindore: Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Serbia“, në Sarajevë (Bosnja e Hercegovina) (2014)
Ligjërues në Konferencën e 6-të Akademike “Sfidat e krizës ekonomike globale”, studentët malazez të shkencave politike, Universiteti i Malit të Zi (2014)
Panelist në “European Youth Summit: 100 for the next 100 in the Danube region”, të cilin e organizoi Rrjeti i Forumit Evropian “Alpbach” nga Vjena, Sarajevë 2014.
Panelist në debatën “NATO, ç’ke për të thënë për të”, Montenegrian American Youth Alumni Association, UDG, (2014)
Panelist në Konferencën ”Drejtimet e zhvillimit të politikës së banimit social dhe të sigurimit të drejtës në banesë përmes Kushtetutës së Malit të Zi“, nën organizimin e Rrjetit për Zhvillimin e Banimit Social, Asociacionit për Prosperitet Demokratik – Zid, Unionit të Sindikatave të Pavarura të Malit të Zi, UNO Libertask dhe organizatës Romët e Rinj, Podgoricë 26.02.2015.
Pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare nën organizimin e Forumit për Marrëdhëniet Etnike, Budvë (2013)
Pjesëmarrës në konferencën “Jubiletë si udhëtregues për të ardhmen e sigurt”, të cilën e organizoi Skuadra komunikuese e Këshillit për Anëtarësi në NATO të Qeverisë së Malit të Zi me përkrahjen e Komisionit Atlantik të Sllovakisë, më 26 deri më 28 qershor të vitit 2014 në Herceg Novi.
Pjesëmarrës në lonferencë, Forumi Strategjik në Bled, (Bled, Slloveni), 2014
Akademia Rajonale për Demokraci – “Reforma e sektorit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, (moduli I) shkurt 2013, Suboticë, Serbi.
Akademia Rajonale për Demokraci në bashkëpunim me Qendrën për Punë Ndërkombëtare nga Barcelona (CIDOB), (moduli IV), tetor 2013, Barcelonë, Spanjë
Pjesëmarrës në Akademinë Rajonale për Demokraci “Reforma e sektorit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, Shkolla e Lidershipit Demokratik, Podgoricë.
Pjesëmarrës në Konferencën e OSCE PA “Procesi zgjedhor në zonat e konfliktit”, Kiev, Ukrainë (2014)
Pjesëmarrës në Forumin e Sigurisë në Beograd (BSF Belgrade security forum), 2013
Akademia Rajonale për Demokraci – “Reforma e sektorit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, (moduli II), korrik 2013, Zagreb, Kroaci
Shkolla e liderëve të rinj në fushën e politikës, ekonomisë, teknologjisë dhe kulturës, në kuadër të YOUNG BSF – Forumi Strategjik Bled, në Bled, Slloveni (2014).
Pjesëmarrës në panel diskutimin mbi temën: “Zgjedhjet dhe programet zgjedhore 2012 – thelbi apo forma”, nën organizimin e OJQ “QEQ”, më 5 maj 2014, Podgoricë.
Pjesëmarrës në Konferencën e OSCE PA “Procesi zgjedhor në zonat e konfliktit”, Tbilisi, Gjeorgji (2013)
Abazoviq, Dritan (2013) Realpolitika dhe etika, Amëza malazeze (Matica crnogorska), Revista për çështjet shoqërore, shkencë dhe kulturë, viti XIV, numër 54, Podgoricë.
Abazoviq, Dritan (2014) Rishikimi etik i demokracisë, Revista e Sarajevës për çështje sociale (vjeshtë/dimër 2014), Fakulteti i Shkencave Politike, Universiteti në Sarajevë, viti III, numër 1-2
Abazoviq, Dritan (2012) Nocioni i dinjitetit në kontestin e shoqërisë bashkëkohore, Shenjat e kohës (Znakovi vremena), Revista për filozofi, religjion, shkencë dhe praktikë shoqërore, viti XV, dynumërsh 57/58, Instituti Shkencoro – Hulumtuese Ibn Sina.
Akademia Rajonale për Demokraci – “Reforma e sektorit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, (Modul III), dhjetor 2013, Durrës, Shqipëri
Abazoviq, Dritan (2014) Anatomia e moralit post modern, Shenjat e kohës (Znakovi vremena), Revista për filozofi, religjion, shkencë dhe praktikë shoqërore, viti XVII, numër 63, Instituti Shkencoro – Hulumtues Ibn Sina, Sarajevë.